Politike

Çfarë ndodhi? / Dy orë pas lajmit se është shkarkuar, Ibrahimaj: Thashetheme vere, jam në detyrë (largimin e mohon edhe Rama)

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj e ka mohuar lajmin se është shkarkuar nga posti i saj ministror.

Para nisjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Ibrahimaj tha shkurt për gazetarët se lajmi për shkarkimin e saj është në kuadër të thashetheme të verës.

Ajo u shpreh se nuk është shkarkuar dhe as ka dhënë dorëheqjen.

“Është në kuadër të thashetheme të verës, nuk kam dhënë dorëheqjen dhe nuk jam shkarkuar”, tha ministrja e Financave. Edhe kryeministri Edi Rama i është përgjigjur shkurt me ‘jo’, ‘jo’ pyetjes nga media nëse ka shkarkuar Ibrahimajn.

Kryeministri Edi Rama duke hyre ne Asamble

Më herët ishin burimet nga PS-ja dhe vete qeveria që konfirmuan për mediat se Rama kishte shkarkuar pas mesdite ministren e Financave.


Se cfarë ka ndodhur orët e mbasdites, këtë e dinë vetëm Rama dhe Ibrahimaj sa kohe që lajmi për shkarkimin e saj, u mohua më shumë dy orë nga publikimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë