Kombetarja

Dy mungesa për Silvinjon në stërvitjen e parë, Laçi dhe Aliji vijnë të martën në Tiranë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në kryeqytet. Nën urdhrat e trajnerit Silvinjo ishin pjesa më e madhe e lojtarëve.

Disa lojtarë janë stërvitur normalisht, disa të tjerë individualisht. Nuk ka punuar me grupin Nedim Bajrami, i cili erdhi në grumbullim në momentin që skuadra nisi stërvitjen.

Mungesat e vetme në seancën e parë të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” ishin mesfushori Qazim Laçi dhe mbrojtësi Naser Aliji, për shkak të angazhimeve me klubet e tyre. Të dy këta lojtarë do të paraqiten në grumbullim ditën e martë.

Kuqezinjtë do të vazhdojnë stërvitjen në Tiranë deri ditën e enjte, kur do të nisen drejt Italisë, për të luajtur një ditë më pas miqësoren me Kilin në stadiumin e Parmës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë