Atletike

Dy medalje ari për Shqipërinë, Smajlaj dhe Burraj shkëlqejnë në Serbi

Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj dalin të parët dhe fitojnë medalje të arta në Serbi, në Mitingun Ndërkombëtar të Beogradit. Në këtë miting të sallave të mbyllura kanë marrë pjesë sportistë nga vende të ndryshme të Europës, mes tyre edhe dy shkodranët, që kanë shkëlqyer, ashtu si në Stamboll para pak kohësh.

E veçantë ishte gara për atletin e kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj, i cili u rikthye në vendin ku u shpall kampion i Europës tri vjet më parë. Shkodrani kërceu 7.94 metra dhe zuri vendin e parë, duke vendosur edhe një rekord në këtë pistë.

https://www.facebook.com/izmir.smajlaj2/videos/1533002463519521/?t=6
Kërcimi i Izmir Smalajt në Beograd. Gazeta Si, 27 shkurt 2020

Edhe atleti Franko Burraj ka shkëlqyer në garën e 400 metrave, ku me kohën 47 sekonda e 20 të qindtat ka zënë vendin e parë. Smajlaj dhe Burraj i sjellin dy medalje Shqipërisë, edhe pse nuk bëhet fjalë për aktivitete të nivelit të parë për nga rëndësia, kampionate europiane apo botërore. Forma e dy shkodranëve është vërtet e mirë dhe atletika shqiptare mund të presë të tjera suksese.

Atleti Franko Burraj. Gazeta Si, 27 shkurt 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë