Sociale

Dy humbje jete, 156 raste të reja dhe 62 të shëruar nga Covid-19 në 24 orë

Mjekja Rovena Daja, nga ISHP, bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë, një 83-vjeçare nga Shkodra dhe një 87-vjeçare nga Tirana të prekur nga Covid-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19 dhe janë identifikuar 156 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 62 qytetarë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër, nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje, nga 7 raste në Fier dhe Vlorë, nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz, 2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar. Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar,” shtoi më tej Daja.

Mjekja theksoi edhe një herë për qytetarët se nuk duhet të neglizhoni shenjat e infeksionit SARS COV2, të kontaktoni menjëherë Urgjencën Kombëtare dhe nëse konfirmoheni pozitiv me COVID19 duhet patjetër të lidheni me mjekun tuaj të familjes, në mënyrë që të nisni trajtimin sa më parë sipas protokolleve të mjekimit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2194

Durrës 483

Shkodër 338

Lezhë 239

Elbasan 192

Korçë 159

Fier 161

Vlorë 143

Kukës 121

Berat 79

Gjirokastër 39

Dibër 42


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë