Futboll

Dy gola për vendin e dytë, Vllaznia likuidon Kukësin në ‘Loro Boriçi’

Gazeta Si – Pas dy humbjesh radhazi, Vllaznia nuk mund të gabonte në stadiumin ‘Loro Boriçi’ ndaj Kukësit. Ka fituar 2-0 dhe falë edhe rezultateve të rivalëve, i ka buzëqeshur fati për të kapur vendin e dytë në renditje, me pikë të barabarta me Partizanin (nga 31 pikë).

Herald Marku dhe Fjoart Jonuzi realizuan dy golat e fitores për shkodranët në pjesën e parë, duke prerë shpresat e kuksianëve për pikë në këtë transfertë. Bekim Balaj ende nuk po arrin të shënojë golin e parë pas rikthimit te Vllaznia në merkaton e janarit.

Një fitore me shumë peshë arriti sot edhe Teuta në fushën e saj. Durrsakët mundën 1-0 Bylisin dhe arritën të shkëputen nga vendet e fundit. Golin vendimtar e shënoi mbrojtësi Jurgen Goxha në pjesën e dytë.

Kastrioti dhe Erzeni barazuan 2-2 në stadiumin e Kamzës. Shijakasit kryesonin 0-2 dhe kishin një mundësi të artë për të marrë 3 pikët, por u ndëshkuan me 2 gola në 5 minuta nga krutanët e vendit të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë