Sociale

Dy aksidente, një i vdekur dhe dy të plagosur

Dy aksidente ndodhën pasditen e së hënës në Kavajë dhe në Elbasan, ku një rezultoi fatl me vdekjen e një 22-vjeçari. Policia raporton se aksidenti me pasojë vdekjen ndodhi rreth orës 17:05 në aksin  aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë. Automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen. Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të automjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Aksidenti i dytë ndodhi në fshatin Labinot në Elbasan. mjeti tip kamionçin me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç,  banues në fshatin Shalës, Cërrik, është përplasur me njē motoçiklet me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç, banues në Elbasan. Si  pasojë  është plagosur  vetë drejtuesi i motoçiletës  dhe shtetasja L.S., pasagjere në  motoçikletë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia bën të ditur se grupi  hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë