Rend dhe Ligj

Vritet 32-vjeçarja në Durrës, gjendet e pajetë poshtë ‘Urës së Dajlanit’. Shoqërohen 17 persona në polici

Gazeta Si - Një 32-vjeçare, e cila u gjet e vdekur këtë të mërkurë në Urën e Dajlanit në Durrës, dyshohet se është vrarë.

Në këtë konkluzion ka dalë policia lokale pas ekspertizës mjekoligjore, e cila bën me dije se e reja është vrarë me një mjet prerës.

Policia në njoftimin e saj për mediat, raporton se viktima është 32-vjeçarja me iniciale L.P., banuese në Sukth. Ndërkohë, deri më tani janë shoqëruar 17 persona në komisariat, të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës”, njoftoi policia.

Dyshohet që viktima është abuzuar seksualisht para se të jetë vrarë. Dyshimet janë që ajo ushtronte profesionin e punonjëses së seksit me pagesë në këtë zonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë