Politike

Dumani tha se kërcënimi më i madh ndaj SPAK nuk ishte politika por Basha reagon nga SHBA: Fajin e ka politika

Edhe pse vetë Kryeprokurori Altin Dumani tha se e shqetëson kërcënimi që vjen nga krimi i organizuar dhe jo nga politike, kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha nga SHBA, shkruan se janë sulmet e politikes inkurajojnë krimin

“Deklarata e kreut të SPAK-ut se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori është një kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Çdo sulm i politikës ndaj sistemit të drejtësisë, nuk bën gjë tjetër vetëm se inkurajon krimin e organizuar të bëjë, gjithashtu, të njëjtën gjë.

Ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë i kemi dhënë dhe vijojmë t'i japim SPAK-ut dhe organeve të reja të drejtësisë mbështetje pa kushte.

Vetëm një drejtësi e pasulmuar nga politika, do të jetë një drejtësi e duhur për të mirën e njerëzve.

Vetëm një drejtësi që i shërben shqiptarëve, është një drejtësi imune ndaj çdo kërcënimi”, shkruan Basha nga SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë