Kombetarja

Duka “votëbeson” Panuçin: T’i japim kohë trajnerit!

Humbja 2-0 me Skocinë është shoqëruar me kritika të forta nga shumë personalitete të futbollit në vend, të cilët kanë pasur në shënjestër trajnerin italian të Shqipërisë, Kristian Panuçi. Specialistë të njohur janë shprehur se trajneri Panuçi është arrogant dhe se i mungon komunikimi me lojtarët, të tjerë kanë thënë se ai nuk ka njohuritë e nevojshme për të drejtuar Kombëtaren tonë.

Në këtë situatë është aluduar edhe për largimin e mundshëm të trajnerit kuqezi, por gjithçka është hedhur poshtë nga vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka bërë një apel në faqen e tij në Facebook për t’i dhënë kohë trajnerit të bëjë ndryshimet e duhura. Sipas presidenti Duka, kritikat pranohen, por jo kur janë në interesin josportiv. Shqipëria mban vendin e dytë në grup në Ligën e Kombeve, me 3 pikë, po aq sa ka edhe Skocia kryesuese.

Ja postimi i plotë i presidentit Duka:

“Sapo kemi nisur një turne të ri dhe kemi luajtur dy ndeshjet e para. Kemi marrë tre pikë dhe pësuam humbjen e parë të hënën në mbrëmje në Gllasgou. Një humbje nuk duhet trajtuar si një tragjedi. Kemi pasur mundësitë tona, por që nuk i shfrytëzuam, ashtu sikurse edhe defektet, që jam i bindur se trajneri i ka tashmë pikë referimi.

Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një transfertë e vështirë në Izrael. Të gjithë ne, duhet ti japim kohën e mjaftueshme trajnerit për të bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër. Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat janë normale për një skuadër kur ajo humbet. Por kur këto bëhen për interesa jo sportive, nuk i shërbejnë askujt. Unë mirëkuptoj çdo shqetësim të tifozëve tanë apo çdo artikulim mediatik, por njëherësh i ftoj që këtë situatë jo të mirë ta shndërrojnë duke shpenzuar energji pozitive për kombëtaren tonë!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë