Kombetarja

Duka: Na mungon një lider si Cana, dua të drejtoj një klub kur të lë FSHF-në

Gazeta Si – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli si fundi për disa tema të futbollit shqiptar dhe Kombëtares në ‘Ora Sport’. Ai foli erdhe për të ardhmen e tij, duke shprehur dëshirën për të drejtuar një klub pas largimit nga institucioni që drejton prej vitesh.

“E kam me dëshirë që pse jo, kur të mbyll detyrën si president i FSHF-së, të drejtoj një klub futbolli. Jam i sigurt që ky ekip futbolli do të ishte i shëndoshë nga ana financiare”, - pohoi Duka. Së fundi ka pasur zëra se presidenti aktual i FSHF-së mund të marrë drejtimin e Tiranës. Dhe me këtë pohim të fundit të tij, duket se kemi të bëjmë me zëra të vërtetë.

Duka dhe trajneri i Kombetares, Silvinjio. Gazeta Si, 30 janar 2023

Duka foli pastaj për skemën e kampionatit me 10 skuadra, që sipas tij, është më efikase dhe nuk ka pse ndryshon. “Nuk mendoj që duhet të ndryshojë. Gjërat ndryshojnë dhe zhvillohen në të ardhmen, por tani nuk duhet të ndryshojë. Jo të gjitha skuadrat do të luajnë në ‘Abissnet Superiore’, - theksoi Duka.

Për temën e Kombëtares, presidenti i FSHF-së u shpreh se asaj i mungon një lider si Lorik Cana: “Shqipërisë i mungon një lider në fushë, nuk e kemi një Lorik Cana. Është ndryshe kur të flet trajneri, ndryshe kur të flet shoku i skuadrës. Mundohen ta bëjnë Berisha me Hysajn, por Cana e kishte të lindur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë