Futboll

Duka flet për trajnerin e ri dhe takimin me Rejan: Ëndrra vazhdon

Vetëm pak orë pas shkarkimit të trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit presidenti i FSHF ka folur për mediet. Për herë të parë pas ndeshjes së mbrëmshme Në një intervistë për news24, Armando Duka ka thënë se tashmë i gjithë ekipi dhe tifozët duhet të fokusohen në ndeshjen e radhës.

“Duhet të mendojmë Andorrën, me një rezultat pozitiv ëndrra vazhdon. Në të kundërt…” tha Duka, duke lënë të nënkuptuar që ndeshja me Andorrën do të jetë vendimtare për këto eliminatore për ekipin kuqezi.

Kreu i FSHF-së, Duka konfirmon dhe takimin me ish-trajnerin e Lacios dhe të Napolit Edi Rejan që ishte qenë i pranishëm mbrëmjen e djeshme në stadium, por nuk dha asnjë detaj më shumë sa i përket një marrëveshje të mundshme me teknikun 73-vjeçar. “Nuk mund të them asgjë për Edi Rejan për momentin. E kam takuar rastësisht në stadium mbrëmë”- mësohet të ketë thënë presidenti i FSHF Armando Duka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë