Kombetarja

Duka flet për shortin: Është pozitiv, po duhet derdhur djersë

Për të ndjekur nga afër hedhjen e shortit për eliminatoret e kampionatit europian, në Dublin kishin udhëtuar, Presidenti i FSHF-së Armand Duka, trajneri Kristian Panuçi dhe sekretari ilir Shulku. Pas verdiktit të goglave për “Supersport”, numri një i federatës ka komentuar shortin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij të shkurtër, Duka u shpreh se është deri diku i kënaqur me atë që ka rezervuar shorti edhe pse nuk është më i miri i mundshëm. Kreu i Federatës shtoi në lidhjen telefonike se kualifikimi merret në fushë dhe jo nga shorti.

“Sa i kënaqur jam nga 1-10? Shtatë. Më i kënaqur, se i pakënaqur mund të them. Kualifikohesh në fushë, jo nga shorti. Duhet derdhur djersë. Është short pozitiv. Imagjino që mund të ishte grupi i katërt me Gjermaninë dhe Holandën. Duke menduar atë grup, mendoj se është shumë mirë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë