Kombetarja

Duka entuziast: Bravo çunave dhe stafit, s’mund të mbyllej më bukur ky muaj

Gazeta Si – Armand Duka ka përshëndetur me fjalët më të mira suksesin e Kombëtares në miqësoren me Bullgarinë, por edhe atë çfarë ka ndodhur në total në muajin tetor. Ai ka vlerësuar maksimalisht performancën dhe rezultatet e arritura nga skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo.

“Nuk kishte si të mbyllej më bukur ky muaj me këtë fitore në miqësoren me Bullgarinë. Kombëtarja shqiptare na dhuroi gëzim të pamasë pak ditë më parë me atë sukses madhor ndaj Çekisë, duke na afruar më shumë me ëndrrën e Europianit, ndërsa sot na ofroi një tjetër perfomancë të shkëlqyer.

Treguam se kemi elementë shumë të mirë, si në formacionin e parë ashtu edhe në stol. Dua t'i falënderoj të gjithë për këtë fitore e si gjithmonë tifozët tanë të mrekullueshëm, që edhe këtë herë ishin të shumtë në numër dhe krijuan atmosferë fantastike në mbështetje të ekipit.

Bravo çunave, stafit teknik. Pas festës nuk duhet humbur kohë dhe duhet të nisim pregatitjet për finalet e nëntorit, që janë shumë të rëndësishme. Urime!” – shkruan presidenti i FSHF-së në faqen e tij.
Kreu i futbollit shqiptar nuk u përmbajt dot pas suksesit të kuyqezinjve ndaj Çekisë, 3-0 më 12 tetor. Ai deklaroi pas ndeshjes se tashmë Shqipëria është me të dyja këmbët në Euro 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë