Shendet

Duhet një kujdes edhe më i madh nga telefonat

Sipas The Independent, një studim ka treguar se problemet e gjendjes mendore për shkak të përdorimit të gjatë të telefonave dhe pajisjeve elektronike mund të fillojnë që në moshën 2-vjeçare.
Studiuesit kanë zbuluar se grupmoshat 14-17 vjeç janë më të rrezikuar por nuk përjashtohen as foshnjat dhe vogëlushët pasi truri i tyre është akoma në zhvillim.
Vetëm 1 orë pas mbajtjes në dorë të telefonit apo një pajisje tjetër elektronike, fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë më pak kuriozitet për gjërat e tjera, janë më pak të vetëdijshëm dhe kanë më pak qëndrueshmëri emocionale, duke rritur kështu rrezikun që të kenë ankth dhe depresion.

9% e fëmijëve 11-13 vjeç që kalojnë 1 orë duke luajtur me pajisjet eleltronike nuk janë më kureshtarë për gjërat e tjera. Gjithashtu këto fëmijë janë dy herë më të predispozuar që të humbin durimin.
Ekspertët paralajmërojnë prindërit dhe mësuesit që të reduktojnë kohën që fëmijët kalojnë duke përdorur pajisjet elektronike, duke parë video ose televizor.
Në studim u përfshinë të dhënat e më shumë se 40 mijë fëmijëve të moshës nga 2 vjeç deri në 17 vjeç, të siguruara nga prindërit në kuadër të një sondazhi mbarëkombëtar në Amerikë.
Burimi:The Independent. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë