INSTAT ka raportuar se Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e dytë 2019, shënoi ulje me 0,8 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018 dhe ulje me 0,6 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Industria përpunuese”, e cila zë peshën më të madhe në vlerën e importeve, kanë shënuar ulje me 1,2 %.
Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 8,0 %, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i tekstileve” me 6,6 %, “Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p,k,t” me 3,5 %, etj.
Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” kanë shënuar rritje me 5,4 %, pasuar nga grupi “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 4,7 %.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.