Ka ndodhur

Drogë dhe vrasje në banesë/ Arrestohet në Kavajë Marsida Qatja, e dënuar me 2 vite burg

Gazeta Si – Një 33-vjeçare e shpallur në kërkim, u arrestua në Kavajë, pasi përshati lokalin për përdorim droge. Marsida Qatja në vitin 2019 ka përshtatur një ambient të lokalit të saj për përdorim droge, ku një nga klientët humbi jetën për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike. Për këtë, e reja ishte dënuar me dy vjet burg në mungesë.

Ndërkohë, në vitin 2019 në banesën e Qatjes, humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër si pasojë e një konflikti me armë zjarri.

LEXO EDHE:
– Mund të ikte jashtë, i sekuestrohet pasaporta Marsida Qatjas
– Vrau në tetor në Kavajë, lirohet ish-shefi i policisë së burgut të Durrësit
– Vrasja në Kavajë, Apeli në Durrës lë në burg Bledar Toçin
– Vrasja në Kavajë, burg për efektivin Bledar Toçi dhe vëllain e tij
– Kavajë, polici i burgut vret ish të dashurin e të afërmes

Nga hetimet doli se ajo kishte përshtatur banesën e saj për përdorim droge, një ambient, ku për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, u ekzekutua Dritan Haxholli nga Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit.

Në fillim u duk sikur vrasja ndodhi si një konflikt pasioni me protagoniste Qatjen, por më pas Prokuroria ka zbuluar se viktima dhe autori kanë pasur konflikte të mëparshme, që nuk lidheshin me 33-vjeçaren.

Nga hetimet e Prokurorisë, pas kontrollit të telefonit të tyre u zbuluan mesazhet, ku Dritan Haxholli e kërcënonte Toçin, duke i kërkuar para.

Gjithashtu në telefonin e Haxhollit, Prokuroria ka gjetur komunikime dhe kërcënime edhe me persona të tjerë në Kavajë dhe biznesmenë, të cilëve u kërkonte para.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë