Dosje

Droga në qendrat e emigrantëve në Itali, si i kërcënonin bosët shqiptarë ata që nuk paguanin: Do të pres këmbët!

Trafikantët shqiptarë të drogës, të cilët qëndronin në krye të tetë bandave midis Romës dhe provincave, shfrytëzonin bashkëpunëtorët nigerianë për të çuar marijuanën nga Pulia në kryeqytetin italian. Gruaja e një klienti: “Kam fëmijë, nuk dua telashe”

Gazeta Si – Në krye të tetë bandave që merreshin me shpërndarjen e drogës mes Romës dhe provincave, qëndronin bosët shqiptarë.

Por ajo që bie në sy të hetuesve, është se trafikantët shqiptarë përdornin kërcënime të ndryshme ndaj personave që nuk paguanin borxhet, si “do të të pres këmbët” apo “nuk do të ketë të nesërme për ty”.

Dy ditë më parë, në operacionin e përbashkët mes policisë shqiptarre, Italisë dhe Spanjës, 3 prej anëtarëve të grupit, u arrestuan në qytetin e Vlorës.

Italianëve iu ishte besuar vetëm roli i mbështetësve dhe figurantëve. Ata kishin për detyrë të merrnin me qira makina ose t’i regjistronin ato për të lejuar korrierët nigerianë të merrnin pa problem kuintalë me marijuanë që vinte nga Shqipëria përmes detit në Pulia dhe pastaj në Romë.

Kjo ishte skema e trafikut të drogës e zbuluar nga karabinierët dhe agjentët antidrogë në fazën e parë të operacionit  “Tibus”, i quajtur kështu sipas linjës së autobusit në stacionin e Tiburtinës, ku u arrestuan dhjetëra korrierë afrikanë, me çanta të mbushura me kanabis të destinuara të shiteshin në Itali dhe Europën Veriore.

Tetë banda

Gjatë operacioni u arrestuan 27 persona, shqiptarë dhe nigerianë, 20 prej të cilëve janë në burg dhe 7 të tjerë në “arrest shtëpie”, që i përkasin tetë bandave me emrat e rrugëve ku vepronin, të cilat në periudhën dyvjeçare 2019-2021 kishin mbushur tregun roman të marijuanës (Grame ), “Macchi” (Torrenova), “Gessopalena” (Villaggio Falcone), “Peter Pan” (Castel Verde) dhe “Rocca d’Evandro” (Colle Prenestino).

Baza e trafikut të drogës ishte gjithashtu qendra e pritjes për azilkërkuesit në “via della Riserva Nuova”, gjithashtu në Villaggio Falcone, e lidhur me bandën e fundit, ku disa “banorë” nigerianë ishin përgjegjës për dërgimin e drogës edhe jashtë Romës.

Një sistem i vendosur mirë brenda të cilit kishte hierarki të sakta. Dhe ata që devijuan rrezikuan dënime shembullore.

Kërcënimet

Policia ka kapur episode të zhvatjes dhe tentativave për zhvatje, me kërcënime me vdekje. Dyshimi është se edhe shqiptarët mund të kenë pasur qëllime të qarta për të larë hesapet me ata që nuk bindeshin.

“Nëse nuk paguan, do ta sjell të gjithë Shqipërinë në shtëpi tënde”, – i tha një nga shefat shqiptarë një shpërndarësi nigerian.

Dhe një bashkëpunëtor tjetër kryesor, edhe ky shqiptar, u përball me një tjetër debitor si nigeriani, që nuk kishte dhënë paratë. “Nuk më interesojnë justifikimet tuaja, shko merr paratë ose do ta shohësh…”.

Pikërisht dy shqiptarët, janë kapur në përgjime, duke kërcënuar gruan e një klienti (“Unë jam gruaja, jam me fëmijët, nuk dua telashe”), i shkruante ajo në telefon përgjigje të mesazhit të tyre: “Duam 10 mijë euro deri në fund të muajit ose të pres këmbët”.

Dhe në fund, një tjetër narko-bos i tha një debitori që i premtoi dorëzimin e parave deri të nesërmen: “Nuk ka më nesër për ty…”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë