Drejtësia

“Droga është shtrirë te tenderat publike”, SPAK nis hetimet për akuzat Petro Koçit

SPAK nisi të enjten verifikimet pas një deklarate të beftë të kryetarit të PS-së Fier njëherazi deputet i këtij qarku, Petro Koçi.

Lajmin e konfirmoi për News 24, kreu i SPAK, Arben Kraja.

Por çfarë paralajmëroi Petro Koçi përmes një postimi në Facebook?

“Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat.  Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.

Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke lare paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona.

Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë