Ngjarje

Drejt shërimit pacienti i parë i prekur nga koronavirus në Shqipëri

Ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur sot në 54, një lajm i mirë vjen nga mjekët në vijën e parë të detyrës. I infektuari i parë me koronavirus i shtuar tek Infektivi në Tiranë ka reaguar mirë ndaj kurës deri tani dhe mendohet se mund të jetë shëruar.

Personi i cili është drejt shërimit është babai 54-vjeçar i pacientit zero në Shqipëri, i konfirmuar me koronavirus gati një javë më parë.

Pacientit i është bërë testi i parë dhe ka rezultuar negativ dhe tani është në pritje t’i bëhet testi i dytë për të konfirmuar përfundimisht nëse është shëruar apo jo. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu.

https://twitter.com/GManastirliu/status/1239996663940423681

"Pacienti rezulton negativ në testin e parë pas trajtimit, kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri", thotë Rama. Ai ka reaguar mirë ndaj kurës dhe rezultatet priten të merren pas 48 orësh kur do të dalë testi i dytë.

Pacienti që po shkon drejt shërimit u infektua nga djali i tij 28-vjeçar që erdhi me makinë nga Firence. Pasi ai rezultoi pozitiv të dielën e kaluar, autoritetet kanë gjurmuar të gjithë rrethin me të cilët ka pasur kontakte, si familjarë apo edhe persona të largët.

Si kontakt i parë me të birin, ai ishte i pari që u konfirmua me koronavirus nga familjarët. Ai ka pasur më herët probleme me mushkëritë nga duhanpirja, por tanimë duket se është drejt rikuperimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë