Jete & Stil

Drama e turbekulozit

Turbekulozi perceptohet si sëmundje e së kaluarës, por në Papua të  Guinesë së Re , TB është kaq i përhapur saqë qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Të paktën 10 njerëz  vdesin në ditë nga kjo sëmundje, çmimet e shtrenjta të ilaçeve bëjnë që pacientët ta kenë të vështirë për të trajtuar sëmundjen. Më shumë se një e katërta e rasteve të tuberkulozit janë fëmijë, kjo për shkak të transmetimit të sëmundjes nga familjarët tek njëri-tjetri, të cilët flenë në të njëjtën dhomë. Në zonat urbane, siç është kryeqyteti i vendit Port Moresby –  kjo sëmundje ka zënë rrënjë edhe për shkak të mungesës së strehimit , kjo  çon në përhapjen shumë të shpejt të kësaj sëmundje.

Dr Luo Dapeng, përfaqësues në këtë zonë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë thotë se edukimi shëndetësor dhe trajtimin e epidemisë është bërë shumë më i vështirë kur më shumë se një e treta e popullsisë nuk është në gjendje të lexojë ose të shkruajë. Papua Guinea e Re është vendi më i larmishëm gjuhësor në botë, me gati 850 gjuhë të folura. Kjo krijon një sërë sfidash për OJQ-të dhe zyrtarët qeveritarë që punojnë për të trajtuar pacientët e TB.

"Ne besojmë se edukimi i fëmijëve është një nga gjërat më të rëndësishme që në duhet të fillojmë të bëjmë ", thotë Dr Dapeng. Pastaj në do të arrijmë të informojmë njerëzit se çfarë është turbekulozi , dhe si t’i dallojnë simptomat. Fëmijët do të na ndihmojnë për të përçuar mesazhin edhe tek prindërit e tyre të paarsimuar, të cilët shpesh besojnë se tuberkulozi është shkaktuar nga magjia ".shtoi më tej Dr Dapeng.

Përdorimi i shfaqjes TB ose jo TB

Në periferitë e kryeqytetit, një nga zonat më të prekura në Port Moresby, 62-vjeçari Rodney bën shfaqje  për të mësuar fëmijët rreth TB.

Duke studiuar valle dhe teatër në Universitetin e Sidneit, ai u kthye në Port Moresby në vitin 1975 për të filluar  teatrin në grup’, i cili synon të trajtojë çështjet sociale në Papua përmes shfaqjeve . Në vitet e fundit, ai ka kthyer vëmendjen e tij në ngritjen e vetëdijes për TB.

Shfaqjet e tij janë  një mjet shumë efektiv i komunikimit," shpjegon ai. " Njerëzit këtu janë të orientuar nga argëtimi. Vendosja posterave është e padobishme, pasi shumë njerëz nuk mund të lexojnë.

"Ne po përpiqemi t'i arrijmë të gjithëme shfaqjet tona dhe kështu krijojmë skica për të targetuar komunitetet specifike, si fëmijët dhe të rinjtë, për shenjat dhe simptomat e TB".

Në Ditën Botërore të TB-së marsin e kaluar,  mësuesi 62 vjeçar dhe grupi i tij i teatrit vendosën një shfaqje në Port Moresby rreth magjisë dhe tuberkulozit.

‘Çështja është se njerëzit këtu besojnë se tuberkulozi është shkaktuar nga magjia. Kjo është shumë e dëmshme, pasi pacientët nuk kërkojnë trajtim, sepse ata besojnë se nuk kanë TB’.

“Kam dëgjuar para disa kohësh se  fshatarët vranë një grua duke e goditur të gjithë me gurë, pasi ata mendonin se ajo ju kishte bërë magji” thotë ai më tej.

Arsimi rreth TB në zonat rurale – ku jeton 85% e popullsisë, është një shqetësim i veçantë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë