Kosova

Drafti i Ramës, Kurti: Besoj se është i mirë por t’ia prezantojë Vuçiçit për shqiptarët e Preshevës. E ka detyrim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur për herë të parë kryeministrit Edi Rama pas propozimit të draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Veri të Kosovës.

Kurti i sugjeroi Ramës që këtë draft t’ia paraqesë presidentit serb Aleksandër Vuçiç në takimin e radhës së Ballkanit të Hapur në mënyrë që ai ta implementojë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Unë nuk kam dyshim te kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Besoj se propozimi i tij është i mirë. Duke qenë kështu atëherë krejt çka unë propozoj është që Rama këtë draft statut t’ia prezantojë presidentit të Serbisë në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë.

Por dhe duke u bazuar në Kushtetën e Shqipërisë, neni 8 pika 1 por dhe kontenstin politik ku ndodhemi unë po tregoj se ku është adresa dhe cila duhet të jetë kërkesa për këtë model. Adresa Beogradi, kërkesa shqiptarët e Preshevës 

Rama beson se ky është një model i mirë dhe këtë duhet t’ia bëjë presidentit të Serbisë për shqiptarët në Preshevë. Kushtetuta e Shqipërisë thotë se duhen mbrojtur të drejtat e shqiptarëve jashtë vendit”, tha Kurti duke shtuar se nesër do të takohen në mbledhjen e dy qeverive në Gjakovë, nga prej do të ketë lajme të mira për shqiptarët.

Ditën e djeshme, 12 qershor, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në përvjetorin e 32-të të PS-së, tha se kundërshtimet e Kosovës dhe Serbisë për draft-statutin e propozuar nga ana e tij për Asociacionin, nuk janë të logjikshme përderisa nuk e dinë ende përmbajtjen.

Rama shtoi se ai dhe Kurti kanë qëllime të njëjta por pranoi se nuk rrugët e tyre janë gjithmonë e më të ndara për arritjen e këtij qëllimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë