Politike

Drafti i qeverisë, Berisha: Rama shpalli Republikën e kanabisit, akti i fundit i tij

Në fund të mbledhjes së qeverisë, Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi të premten e kaluar se Këshilli i Ministrave kishte miratuar projektligjin për zhvillimin dhe kontrollin e bimës së kanabisit, për arsye mjekësore.

Projektligji përmbajtja e të cilit është publikuar, do të shqyrtohet në komisione dhe me pas do të kalojë në Kuvend për miratimin përfundimtar.

I pyetur për kalimin e këtij drafti, ku PD-ja ka qenë paraprakisht kundër, Berisha u përgjigj: “Edi Rama shpalli Republikën e Kanabisit.

Është akti i fundit publik i tij, e kanë quajtur të tjerët Kolumbi e Europës, e kanë quajtur Kanabistan, tani do e quajnë Republika e Kanabisit e Shqipërisë”, tha Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë