Dortmundi e ka nisur në mënyrën më ideale të mundshme sezonin e ri. Nënkampionët gjerman mundën në finale e Superkupës, Bajernin me rezultatin e pastër, 2-0. Protagonsti kryesor i ndeshjes ishte anglez, Xhadson Sançez, me një gol dhe një assist për Pako Alkazer.
Bajerni i Mynihut nuk do e ketë shumë të lehtë sezonin e ri pa dyshen Roben dhe Riberi, gjë që u pa më së miri në ndeshjen e sotme. Krahët e bavarezëve bën shumë pak për të rrezikuar Dortmundin e përforcuar goxha këtë verë. Levandovski i vetëm rrezikoi në disa raste, por portieri i Borusias ishte në lartësinë e detyrës së tij.
Nga krahu tjetër një “monstër” si Sanço qe provoi në këtë ndeshje të parë se do të jetë protagonist absolut me Dortmundin e tij që synon të rrëzojë Bajernin nga froni në luftën për titullin kampion. Me astistin e parë që shërbeu golin për Alkazer, anglezi tërhoqi pas vetës të gjithë mbrojtësit bavarez. Por akoma dhe më i bukur ishte goli i dytë i tij, ku Nojer u detyrua të dorëzohej para klasit të talentit britanik.
Trajneri Niko Kovaç që gjatë gjithë ndeshjes ishte në këmbë, provoi të nxiste ekipin e tij për t’ia ndryshuar fatin kësaj finaleje të parë sezonale, por dukej qartë se Sane është shumë i nevojshëm për kampionët gjerman. Për më tepër zhurma e “Sigan Iduna park” ishte e gjitha përkrah Dortmundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.