Futboll

Donaruma në qendër të kritikave, tifozët s’e duan më kapiten të Italisë

Gazeta Si - Portieri i Italisë, Xhanluixhi Donaruma, është vënë në shënjestër të tifozëve dhe opinionit sportiv. Ai ka reaguar ndaj kritikave pas humbjes së thellë me Gjermaninë. Pasi ka marrë përgjegjësitë, ai ka theksuar se po fajësojnë atë për gjithçka.

"Jemi shumë të iantosur, nuk ka justifikime. Duhet të shikojmë veten në sy. Nuk jemi skuadra që u pa ndaj Gjermanisë. Na mungoi gjithçka”, - tha në fillim Donaruma.

Donaruma pret nje penallti. Gazeta Si, 15 qershor 2022

Më tej, duke analizuar humbjen e rëndë në Ligën e Kombeve, kapiteni i Italisë shtoi: "U ndje pak edhe lodhja. Nuk ishte e lehtë të bësh 5 ndeshje pas mbylljes së kampionatit.

Tani në dhomat e zhveshjes do të analizojmë gjithçka. Na vjen keq për tifozët, për atë që kanë parë. Nuk është mirë, por do të ringrihemi.

Gabimi im? Kemi bërë të gjithë gabime. Mund ta largoja topin. Pas gabimeve nxirren mësime dhe rritesh. Tani të nxjerrim përgjegjësitë, të pushojmë pak dhe të rifillojmë gjithçka”.

Më pas, kur u pyet sërish për gabimin e tij, Donaruma reagoi me nervozizëm: “Prapë gabimi im? Më ndodhi ndaj Realit, që ishte faull. Nëse duam të bëjmë polemika… Nuk ka problem, si kapiten marr përsipër përgjegjësitë dhe vazhdoj përpara me kokën lart”.

Por nuk do të jetë aspak e lehtë për portierin italian. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer menjëherë sulmet ndaj tij, deri aty sa kërkojnë që Donaruma të mos jetë më kapiten i Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë