Gazeta Si - Gjithsej 23 deputetë, 20 të Partisë Demokratike dhe 3 aleatë nga opozita, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në lidhje me kaosin dhe veprimet e dhunshme gjatë seancë plenare të ditës së hënë.
Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës njofton se ka referuar materialet në SPAK për 23 deputetë të opozitës.
Sipas policisë, gjatë zhvillimit të seancës plenare të djeshme këta deputetë kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur sende të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar. Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Konkretisht, deputeti Flamur Noka do të hetohet jo vetëm për veprën “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, por edhe “Goditja për shkak të detyrës”, pasi gjatë një debati me deputetin socialist Peto Koçi, e goditi atë në dorë.
Edhe Gazment Bardhi do të hetohet për veprën “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi hodhi sende në drejtim të kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali.
Bledion Nallbati po ashtu do të hetohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, bashkë me 20 deputetët e tjerë të opozitës, morën karriget e tyre në Kuvend dhe i vunë flakën në hyrje të institucionit.
Deputetët e tjerë që do të merren në hetim janë, Dhurata Çupi, Flamur Hoxha, Xhelal Mziu, Lefter Geshtenja, Agron Gjekmarkaj, Ina Zhupa, Lindita Mataliaj, Dashnor Sula, Luan Baçi, Lodovik Hasani, Asllan Dogjani, Elidon Bushati, Erisa Xhixho, Sorina Koti, Sajmir Korreshi, Edmond Spaho, Kasem Mahmutaj, Vangjel Dule, Monika Kryemadhi dhe Isuf Çelaj.
“Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Materialet i kaluan Prokurorisë”, -njofton policia.
Seanca e të hënës në Kuvend zgjati vetëm 15 minuta dhe u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta. Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, e shkatërruan atë dhe hodhën sende në drejtim të saj.
Vendimi i opozitës për të mosbindje dhe bojkot të jetës parlamentare, vjen pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit në lidhje me çështjen “Babale”. Opozita nuk e pranon vendimin e gjykatës, të cilën e cilëson politik dhe të diktuar nga kryeministri Rama.
KONKRETISHT:
Flamur Noka, 53 vjeç, akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Gazment Bardhi, 38 vjeç akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
Bledion Nallbati, 39 vjeç akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Dhurata Çupi 51 vjeçe
Flamur Hoxha 56 vjeç
Xhelal Mziu 57 vjeç
Lefter Gështenja 52 vjeç
Agron Gjekmarkaj 50 vjeç
Ina Zhupa 37 vjeç
Lindita Metaliaj 47 vjeçe
Dashnor Sula 59 vjeç
Luan Baçi 61 vjeç
Lodovik Hasani 57 vjeç
Asllan Dogjani 57 vjeç
Elidon Bushati 51 vjeç
Erisa Xhixho 39 vjeç
Sorina Koti 40 vjeçe
Sajmir Korreshi 43 vjeç
Edmond Spaho 66 vjeç
Kasem Mahmutaj 62 vjeç
Vangjel Dule 56 vjeç
Monika Kryemadhi 50 vjeçe
Isuf Çelaj 60 vjeç
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.