Ka ndodhur

Dogjën flamujt serbë gjatë protestës së Berishës, arrestohen 2 persona

Dy protestues janë arrestuar nga policia, ndërkohë që 6 të tjerë janë vënë nën hetim, pasi një ditë më parë, në protestën e organizuar nga Sali Berisha kundër vizitës së Aleksandar Vuçiç në Tiranë dogjën katër flamuj serb përpara kryeministrisë.

Sipas policisë, në pranga janë vënë Astrit Cara, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Balani, 56 vjeç, banues në Krujë. Ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë 6 protestues të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë