Sociale

Do të mbyllen disa degë studimi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja?

Numri i nxënsve që ndjekin studimet për gjuhën e huaj rusisht është reduktuar ndjeshëm, aq sa këtë vit nuk ka asnjë student që ka përzgjedhur këtë gjuhë.
Lajmin e ka bërë të ditur Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artan Sula, i cili ka deklaruar për mediat se për gjuhën ruse nuk ka asnjë student këtë vit.
Sula gjithashtu ka shtuar se disa programe studimi rrezikojnë mbylljen në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, për shkak të mesatares së lartë që ka vendosur Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.
"Për fat të keq Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është konsideruar një Fakultet që ka programe vetëm Mësuesie. Nuk është e vërtet se ne kemi degë mjaft të rëndësishme siç është komunikimi artistik kulturor, kemi përkthimin, interpretimin. Ne do të përpiqemi ti pasqyrojmë realitetet ose brenditë e programeve tona që në vit të parë të Bachelorit që të mos lindin keqkuptimet se ne jemi një Fakultet mirëfilli Mësuesie," ka shtuar më tej Sula.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë