Ka ndodhur

Do shisnin 5 kg kanabis, arrestohen 5 të rinj në Tiranë (video)

Gazeta Si – Pesë persona u arrestuan në flagrancë në Tiranë, teksa po tregtonin 5 kg kanabis sativa.

Sipas njoftimit të policisë, 2 prej tyre po transportonin lëndën narkotike, me automjet, ndërsa 3 të tjerët i shoqëronin me një automjet tjetër.

Ndërhyrja e efektivëve është kryer në zonën e Kamzës ku fillimisht është ndaluar automjeti ku po transportohej lënda narkotike duke arrestuar 2 persona.

Ndërsa më pas është ndaluar edhe automjeti tjetër që i shoqëronte brenda së cilit ndodheshin 3 persona të tjerë.

Në pranga kanë rënë: A. P., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; E. G., 22 vjeç, Sh. N.(G.), 20 vjeç (vëllezër), E. P., 26 vjeç dhe E. B., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. P., policia gjeti 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë