Djali i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç është prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar vetë sot presidenti serb me një postim në Instagram.
Ai shkruan se djali i tij i madh Danilo ka dalë pozitiv dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.
“Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha se dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im është infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do fitosh. Babi të do, të gjithë të duam!”, ka shkruar Vuçiç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.