Futboll

Ditë vendimtare, Nejmar do më çdo kusht rikthimin te Barcelona

Çdo ditë dhe më shumë historia po merr formë. Nejmar është shumë pranë rikthimit të bujshëm te Barcelona. Nëse para pak ditësh kjo ngjante si një intrigë merkatoje, tashmë duket se të gjitha hapat të çojnë drejt një zyrtarizimi, madje më shpejt nga sa mund të mendohet.

Braziliani duket se ndihet i tepërt të Parisi, ku edhe deklaratat e presidentit Al Kelaifi nuk i kanë pëlqyer aspak. Sipas medieve katalanase, Nejmar do vetëm të rikthehet në Barcelonë dhe tashmë e ka kuptuar që ka bërë një gabim të madh kur vendosi të largohej 2 vite më parë. Nejmar mësohet të ketë kontaktuar drejtpërdrejtë me presidentin dhe drejtuesit e tjerë katalasas, duke iu shprehur hapur dëshirën e tij për tu rikthyer në ekip. Nejmar këtë gjë ia ka bërë të qartë edhe menaxherit të tij, duke i thënë se këto dy muaj ai duhet të punojë vetëm për ta veshur “o ney” sërish blaugrana.

Nejmar është i gatshëm të sakrifikojë edhe financiarisht për bërë të mundur këtë dëshirë të tij. Ai mund të heqë dorë deri në 9 milionë euro nga rroga e tij vjetore që merr aktualisht te PSG, për të marrë vetëm 25 milionë euro në sezon te Barça. Me zgjidhjen e raportit Nejmar-Barcelona pritet që në ditët në vijim të ketë një takim mes drejtuesëve të Barçës dhe atyre të PSG për të ulur çmimin e brazilianit, i cili ka një klauzolë prej 300 milionë eurosh për tu larguar nga klubi parizien.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë