Moti

Dita nisi sërish me shi, bien temperaturat

Dita e sotme do të dominohet nga mot me alternime vranësirash dhe reshje shiu me intensitet mesatar gjatë pjesës së parë të ditës, gradualisht pasdite reshjet do të humbasin intensitet.

Temperaturat do të pësojnë rënie: Zona malore 5/15 gradë celsius, zona e ulët 10/20 gradë celsius, zona pranë bregdetit 14/20 gradë celsius.

Dita e mërkurë moti do të mbetet i paqëndrueshëm, pra alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu kryesisht në veri dhe zonën qëndrore. Jugu i vendit do të ketë më tepër kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të mbeten të ulëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë