Moti

Dita nis me vranësira, kthjellime në orët e ardhshme

Dita e sotme ka nisur me vranësira përgjatë Ultësirës Perëndimore. Në orët e ardhshme moti do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me intensitet më të lartë në Jug të vendit me shpejtësi 10-15 m/sek.

Temperaturat sot do të jenë në zonat malore 16/26 gradë celsius, në zonë e ulët 18/33 gradë celsius dhe në zonën bregdetare 21/31 gradë celsius.

Ditën e diel moti do të vijojë i qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malore. Temperaturat do të mbeten konstante.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë