Moti

Dita nis me reshje, mot i paqëndrueshëm gjatë gjithë javës

Orët e para të ditës së sotme, pritet të mbizotërohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin shqiptar, duke sjellë reshje shiu.

Sipas MeteoAlb, pasditja dhe mbrëmja do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit, duke bërë që të ketë më shumë intervale me kthjellime.

Ndërkohë, pritet që dita e mërkurë dhe e enjte të sjellë ndërprerje të reshjeve, të cilat pritet të rikthehen sërish të premten.

Dita e mërkurë dhe e enjte do të sjellë edhe rritje të temperaturave, duke bërë që temperatura maksimale në rang territori të shënohet edhe 20 gradë në zonat jugperëndimore.

Ndërsa dita e premte, do të sjellë sërish rënie të temperaturave, kjo për shkak të reshjeve në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit janë luhatur në orët e para të mëngjesit më të ulëta 2-3 gradë në zonat malore, ndërkohë maksimalet pritet të jenë jo më shumë se 15 po 16 gradë celsius gjatë ditës së hënë dhe të martë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë