Moti

Dita nis e kthjellët, pasdite do të ketë vranësira

Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët. Në mesditë gradualisht vranësirat do të vijnë në shtim në Juglindje.

Temperaturat sot zonat malore do të jenë 15/31 gradë celsius, në zonat e ulëta 16/35 gradë celsius dhe në zonat bregdetare 19/33 gradë celsius.

Ditën e martë sërish moti do të mbetet i qëndrueshëm dhe temperaturat relativisht të larta kryesisht në zonën perëndimore. Zona malore 14/29 gradë celsius, zona e ulët 16/35 gradë celsius, zona bregdetare 19/32 gradë celsius.

Era do të intensifikohet në bregdet me shpejtësi 10 m/sek, dallgëzimi do të jetë i forcës 3.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë