Sociale

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, ministrja Kushi: T’i japim prioritet arsimit

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka uruar ditën ndërkombëtare të mësuesve me anë të një videoje sensibilizuese.

Në mesazhin e saj ministrja Kushi shprehet se duhet t’i jepet më shumë prioritet arsimit pasi ka fuqinë të transformojë rrënjësisht jetët tona.

“Të gjithë së bashku, le t’i japim akoma më shumë prioritet arsimit si një e mirë publike. Sepse arsimi ka fuqinë që të transformojë rrënjësisht jetët tona, redukton pabarazinë dhe është shtylla bazë për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi. Gëzuar të gjithëve Ditën Ndërkombëtare të Arsimit!” – është mesazhi i ministres së Arsimit.

Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në takimin e saj të mbajtur më 3 dhjetor të vitit 2018, ka shpallur 24 janarin si “Ditë Ndërkombëtare të Arsimit” duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global, si dhe duke riafirmuar me këtë rast edhe faktin se “Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë