Moti

Dita mbyllet me temperatura të larta por dhe shi

Zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit Shqiptar do të mbeten sërisht nën  ndikimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët, ndërsa nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta duke gjeneruar herë pas here pika shiu do të paraqiten zonat qëndrore.

Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të përkohëshëm të motit, por gjatë natës sërish pritet zhvillim i vranësirave duek sjellë sërish reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur

vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellën ë brigjet detare dallgëzim 3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë