Kombetarja

Dita e ndeshjes, Reja “përjashton” humbjen e kuqezinjve në Kazakistan

Shqipëria luan sot ndeshjen e tretë në grup në Ligën e Kombeve. Luan në transfertën e Kazakistanit, që ka po aq pikë sa kuzinjtë, 3 pikë, ashtu si dhe Bjellorusia dhe Lituania. Kombëtarja jonë vjen në këtë ndeshje me shumë mungesa, ku veçohen kapiteni Hysaj, Cikalleshi, Roshi, Strakosha, Uzuni e të tjerë.

Trajneri Reja e nisi konferencën e shtypit në prag të ndeshjes me Kazakistanin nga humbja me Lituaninë, që ende vazhdon t’I djegë. “Ishte një moment i vështirë. Edhëm pas fitores me Bjellorusinë dhe ishim në gjende të mirë fizike dhe psikologjike. Nuk e mendoja humbjen, por gabimi ndodhi. Njëri nga lojtarët tanë duhej t’ia pasonte topin portierit, por ia dha kundërshtarit. Janë gjëra që ndodhin, duhet t’i kuptojmë lojtarët. Ishte gabim individual, jo kolektiv. Rezultati më i drejtë në atë ndeshjedo të ishte barazim, por asgjë nuk është ndërlikuar në objektivin tonë, të gjitha skuadrat janë me nga 3 pikë”, - theksoi trajneri italian.

Kombëtarja në stërvitje. Gazeta Si, 11 tetor 2020

Pastaj ai është fokusuar te ndeshja me Kazakistanin, ku si qëllim kryesor është marrja e të paktën një pike. “Jemi përgatitur fort gjatë javës dhe pres një rezultat pozitiv. E njoh Kazakistanin, është ekip i organizuar dhe kërkoj përqëndrim. Kundërshtari ka lojtarë të fortë dhe teknikë, është konstant në lojë. Mesfusha dhe sulmi luajnë shpejt përpara dhe rrezikojnë vazhdimisht me kundërsulme. Ka pak pika të dobëta Kazakistani, luan me 5 mbrojtës dhe 4 mesfushorë, ndaj është vështirë ta çash. Do të përpiqemi nga krahët dhe do të shfrytëzojmë rastet tona.

Dua që skuadra të bëjë një paraqitje të mire, pasi rezultati pozitiv vjen kur luan mirë. S’duhet ta humbim këtë ndeshje, nuk duhet ta ndërlikojmë garën dhe të mos rëndohemi psikologjikisht. Futbolli luhet për fitore, por varet edhe nga rivali që ke përballë”, - u shpreh trajneri Reja. Më 14 tetor Shqipëria luan ndeshjen tjetër me Lituaninë në transfertë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë