Atletike

Dita e Luiza Gegës, sot në finalen historike për Shqipërinë në Olimpiadë

Luiza Gega arriti një sukses historik pak ditë më parë në Lojërat Olimpike të Tokios. Ajo u kualifikua për në finalen e 3000 metrave me pengesa dhe kjo është hera e parë në histori që ndodh me atletikën shqiptare.

Finalja zhvillohet sot, në orën 13:00 me orën tonë (20:00 ora lokale). Sido që të shkojë, Gega e ka arritur objektivin e saj, por nëse do të futej në zonën e medaljeve, do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për të dhe për Shqipërinë.

Në gjysmëfinale Luiza Gega regjistroi kohën 9:23:85. Gara e 3000 metrave me pengesa është specialiteti i saj. Kjo është edhe gara e fundit e Shqipërisë në Lojërat Olimpike të Tokios, ku kuqezinjtë ishin shumë afër medaljes me peshëngritësin Briken Calja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë