Politike

Dita e Lirisë së Shtypit, Meta: Media shqiptare nën kontrollin e Qeverisë

Presidenti Ilir Meta thotë se Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit e gjen shumicën e mediave shqiptare nën censurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë.

“Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën”, thotë Presidenti.

Meta kërkon mbrojtjen e gazetarëve, për të garantuar që ata t’i shërbejnë interesit publik.

“Ata duhet të ndihen të sigurt dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika, apo grupet e saj klienteliste. Pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci”, thotë Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë