Politike

Dita e Dëshmorëve/ Përkujtohen të rënët e Shqipërisë, Begaj e Rama homazhe te memoriali 

Nga Gazeta ‘Si’- Në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan homazhe në nderim të të rënëve për lirinë e vendit.

Sot 5 maji, Begaj dhe Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Pas tyre, me radhë nderuan dëshmorët ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

Ceremonia shtetërore tek monumenti ‘Nënë Shqipëri’ u mbajt vetëm për disa minuta. Të pranishëm ishin dhe përfaqësues të Luftës Antifashiste Çlirimtare.

Sot 5 maji, Begaj dhe Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Sipas kryeministrisë, 5 Maji mbetet një ditë reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që, me aktin e tyre më të lartë të sakrificës, bënë të mundur lirinë që gëzon sot Shqipëria. 

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët Qemal Stafa, aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë