Futboll

Dita e Asllanit, mesfushori kuqezi nga minuta e parë ndaj Romës

Gazeta Si – Duke përjashtuar ndonjë befasi të minutave të fundit, Kristjan Asllani sot do të debutojë si titullar tek Interi. Mesfushori i Kombëtares do jetë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen që fillon në orën 18:00, duke u pozicionuar mes Barelës dhe Çalhanoglu.

Asllani ka mundësinë më të mirë të tregojë vlerat e tij. Në fakt, ka një detyrë shumë të vështirë, duhet të zëvendësojë një lojtar me peshë si Brozoviç, por elbasanasi e ka treguar personalitetin e tij edhe më parë, kështu që pritet të mos e vuajë shumë presionin.

Asllani ne nje miqesore ndaj Vilarrealit. Gazeta Si, 1 tetor 2022

Asllani luajti titullar me Kombëtaren në Izrael, ndërsa ndaj Islandës nuk u aktivizua asnjë minutë. Nga burime jo zyrtare është thënë se trajnerit Reja iu kërkua nga Interi të mos e aktivizonte Asllanin.

Deri tani futbollisti 20-vjeçar ka luajtur vetëm disa minuta si zëvendësues me Interin. Sot është dita për të qenë titullar dhe për ta ndryshuar situatën. Një paraqitje pozitive ndaj Romës do të shtonte kreditet e mesfushorit për të luajtur më shumë.

Do të mungojë ndërkohë dueli me Marash Kumbullën. Mbrojtësi e ka lënë pas dëmtimin, por do të qëndrojë në stol te Roma.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë