Atletike

Distanca sociale? Kampioni Usain Bolt e tregon me një foto sarkastike

Sprinteri më i madh i të gjitha kohërave, Usain Bolt, poston në profilin e tij një foto të fitores së tij në “Pekin 2008”. Me pak sarkazëm, ai i fton të gjithë të ruajnë distancën e sigurisë në këtë pandemi të rrezikshme, siç bënte ai me kundërshtarët në garat që zhvillonte.

"Distanca sociale" në kohën e koronavirusit? Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit duhet të jetë 1.8 metra. Disa vende e kanë ulur në 1 metër, ndërsa sprinteri më i madh i historisë, Usain Bolt ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të treguar se sa duhet të jetë distanca mes personave në këtë kohë.

Foto e postuar nga Bolt në Instagram. Gazeta Si, 14 prill 2020

Kampioni nga Xhamajka, fitues i 8 medaljeve të arta olimpike, 11 medaljeve botërore dhe rekordmeni i 100 dhe 200 metrave, si dhe i stafetës 4X100, i ka uruar me pak humor fansat e tij për Pashkët, duke postuar foton e finishit të finales së “Pekin 2008”. Është një shkrepje që tregon Bolt duke kaluar finishin, të kthyer nga publiku duke rrahur gjoksin, shumë para kundërshtarëve të tij. Ajo distancë, në pamje të parë më shumë se 1.5 metra, është ajo që duhet mbajtur. "Social distancing" (distanca sociale”, - shkruan ish-atleti me sarkazëm.

Bolt gjithmonë ka pasur distancë me rivalët. Është stërvitur fort shumë kohë më parë se të shpërthente pandemia. Në Pekin vrapoi me kohën 9''69, dy të dhjetat më mirë se Tompson i vendit të dytë dhe tre të dhjetat nga vendi i tretë i Diks. Askush para Bolt, ai dinte të fitonte një finale olimpike ose botërore të 100 metra me diferencë. Në garën e 200 metrave, distanca trefishohej. E tregoi Botërori i Berlinit 2009, kur vendosi rekordin e 100-shit (9''58), duke e lënë një metër pas Tajson Gain dhe dy metra Pauellin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë