Futboll

Disiplina, vetëm gjobë Kukësit për shishen në kokën e Seferit

Gazeta Si – Sezoni i ri ka nisur me masat e zakonshme ndëshkimore për klubet e Superiores. Disiplina ka paralajmëruar Partizanin dhe Teutën, dy klubet që vazhdojnë të refuzojnë të vendosin stemën e Abissnet Superiores në krah.

Kështu kanë bërë gjithë sezonin e shkuar dhe kanë marrë sistematikisht gjoba, që me sa duket, nuk janë fare problem për këto klube. Ndoshta nuk i paguajnë kurrë.

Partizani feston nje gol ne 'Air Albania'. Gazeta Si, 25 gusht 2022

Kukësi është gjobitur nga Disiplina me 100 mijë lekë për hedhjen e sendeve në fushë gjatë ndeshjes me Tiranën. Në atë ndeshje u godit në kokë me shishe plastike lojtari i Tiranës, Taulant Seferi, por Disiplina është treguar shumë e butë në dhënien e dënimit.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës
Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mosvendosjes së stemës së Abissnet Superiore në mëngën e djathtë të fanellës, do jetë subjekt i masave disiplinore.

Teuta, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mosvendosjes së stemës së Abissnet Superiore në mëngën e djathtë të fanellës, do jetë subjekt i masave disiplinore.

Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i Kukësit, Klejdi Daci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 ndeshje pezullim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë