Futboll

Disiplina dënon Partizanin dhe dy Tiranat, masa edhe për inferiorët

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dënuar disa klube të kategorive të ndryshme, pasi ka shqyrtuar atë çfarë ka ndodhur fundjavën që shkoi. Pasojat e derbit Partizani-Tirana i ka vuajtur më shuam klubi i kuq, që duhet të luajë një ndeshje pa tifozë dhe të paguajë gjobën e 200 mijë lekëve. Një masë e marrë për shkak të sjelljes së tifozëve dhe hedhjes së sendeve në fushë. Gjobë ka marrë edhe Tirana, por në masën 100 mijë lekë, ndërsa Tirana B e ka humbur në tavolinë ndeshjen ndaj Tërbunit, pasi nuk u paraqit.   

Partizani dhe Tirana janë dy klubet e vetme të Superiores të dënuar nga Disiplina, që nuk është kursyer aspak për kategoritë e tjerë. Vllaznia dhe Tomori janë paralajmëruar për vonesën në ndeshjet e fundit, Erzeni duhet të luajë dy ndeshje pa tifozë dhe Memaliaj katër ndeshje pa tifozë.

Vendimet kryesore të Komisionit të Disiplinës
1.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të tifozëve, hedhje të sendeve në fushën e lojës dhe përdorimin e mjeteve pirro-teknike, në bazë të Nenit 65/3/a dhe 66/1 të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.
2.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve duke dëmtuar ambientet sportive të stadiumit “Stërmas Stërmasi”, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
3.KF “Erzeni”,për sjellje të gabuar të tifozëve, hedhjes të sendeve në fushën e lojës dhe përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3 të KDS, dënohet me zhvillimin 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.
4.KF “Vllaznia”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
5.FK “Tomori”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF
6.KF “Tirana B”, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Tërbuni”,në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 (tre me zero) si dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
7.Lojtari i KF “Maliqi”, Devis Meçollari, për sjellje të jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.FK “Skrapari”, për sjellje të gabuar të spektatoreve duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1/b te KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.
9.Lojtari i FC “Term”, Ertis Bregu, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10.KF “Memaliaj”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.
11.Lojtari i KF “Përmeti”, Orgest Todhe, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12.Lojtari i KF “Butrinti”, Justin Dadaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë