Ekonomi

Disa të pasur po bëhen akoma më të pasur gjatë pandemisë

Sipas një raporti më të fundit, pasuria globale do të rritet më ngadalë në vitet në vazhdim

Një nga gjërat më të habitshme të të pasurve në botë  këto kohë është se sa shpejt  ata menaxhojnë mënyrën se si bëjnë para dhe i humbasin ato.

Në mars, kur në botë tregjet u fundosën nga turbullirat e shkaktuara prej frikës nga COVID-19, Jeff Bezos, bosi i Amazon, humbi  27 mld $ nga pasuria e tij, sipas indeksit Bloomberg Billionaires Index.

Me rënien e çmimit të aksioneve të kompanisë, u zvogëlua edhe pasuria e Z.Bezos.

 Pasuria e tij neto është rritur 82 miliardë dollarë - një shumë afërsisht e barabartë me prodhimin vjetor të Sri Lanka. Vetëm në 6 korrik ai fitoi  10 miliardë dollarë. Shumica e njerëzve të pasur nuk kanë qenë aq me fat. Sipas Raportit më të fundit Botëror të Pasurisë Globale nga Credit Suisse, një bankë,  pasuria globale e familjeve ra me 17.5 dollarë në tremujorin e parë të vitit 2020. Edhe pse shumica e këtyre humbjeve janë rikuperuar, raporti vëren se pasuritë ka të ngjarë të rriten më ngadalë "Për dy vitet e ardhshme, dhe me gjasë edhe më gjatë".

Ndikimi i pandemisë në pasurinë globale të familjeve ka qenë deri më tani minimale, sipas Nannette Hechler-Fayd’herbe, zyrtari kryesor i investimeve për divizionin ndërkombëtar të menaxhimit të pasurive të Credit Suisse. Por disa individë super të pasur kanë dalë më mirë se të tjerët nga kjo situatë. Autorët e raportit gjurmuan pasurinë e vlerësuar të 1.000 miliarderëve më të mëdhenj të përfshirë në indeksin e miliarderëve në kohë reale të Forbes nga 18 mars, kur çmimet e aksioneve ranë e deri më 30 qershor. Ata më pas krahasuan pasurinë e tyre të vlerësuar në 30 qershor me atë në 19 shkurt, kur S&P 500 do të mbyllte ditën me rritjen më të madhe të të gjitha kohërave.

Ata zbuluan, jo çuditërisht, se miliarderët e pasur performuan mirë. Mes marsit dhe fundit të qershorit, pasuria neto e të dyve ; Bezos dhe Mark Zuckerberg,  bosi i Facebook, u rrit më më shumë se 50%. Më shumë se gjsmam e 13 fituesëve më të mëdhenj ishin nga sektori i teknologjisë. Një tjetër fitues prej pandemisë ishte Kuan Kam Hon, bosi i  Hartalega, një prodhues malajzian i dorezave sintetike, pasuria e të cilit është dyfishuar.

Pasuria e Kuan tani është me vlerë rreth 7.6 miliardë dollarë.

Miliarderët që banojnë në vendet që kanë arritur të shpëtojnë nga më e keqja e pandemisë, kanë tentuar të fitojnë më shumë se kolegët e tyre diku tjetër.

Në Britani, ku më shumë se 44,000 njerëz vdiqën, duke e renditur atë ndër vendet e pasura më të goditura, miliarderët humbën rreth një të katërtën e pasurisë së tyre midis shkurtit dhe qershorit. Në Itali, e cila gjithashtu ka luftuar për të përmbajtur virusin, ultra të pasurit humbën gati një të tretën e pasurisë së tyre. Në Korenë e Jugut, ndërkohë, ku vetëm 455 njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19, nëntë miliarderët në indeksin e Forbes e rritën afërsisht 10% pasurinë e tyre në tremujorin e dytë. Në Kinë, ku virusi u shfaq për herë të parë, por gjithashtu u vu shpejt nën kontroll, vlera neto e pasurisë së miliarderëve më të pasur u rrit me 3%./Burimi: The Economist/ Në shqip: Gazeta "Si"/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë