Shkencë

Disa fakte që nuk duhet t’i besoni

Ka disa gjëra që ne besojmë vetëm për shkak se të tjerët besojnë në to. Si rregull, ne nuk mendojmë nëse diçka është e vërtetë apo jo. Ne besojmë se qumështi është i dobishëm për kockat tuaja dhe se mali Everest është mali më lart në botë. Nëse ende i besoni këto gjëra, është koha për të mësuar të vërtetën.

Efekti Placebo funksionon vetëm tek njerëzit?
Efekti Placebo është fenomen i pashpjegueshëm që ndikon pothuajse te secili prej nesh. Në këtë fenomen, barnat, trajtimet dhe terapitë që nuk duhet të kenë efekt - dhe shpeshherë janë të rrejshme - në mënyrë të çuditshme i bëjnë njerëzit të ndihen më mirë. Në fakt, efekti placebo mund të funksionojë edhe për kafshët tuaja. Për shembull, nëse një qen është i sëmurë dhe pronari i tij i jep një pilulë kot, qeni do të ketë përmirësime, duke qetësuar dhimbjet e kafshës.

Qumështi është i dobishëm për kockat tona?
Reklamat pohojnë se produktet e qumështit janë një burim i madh i kalciumit i cili është me të vërtetë i rëndësishëm për kockat tona. Por kalciumi i përfshirë në qumësht nuk pengon kockat që të mos thyhen. Shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit kanë zbuluar se njerëzit nga vendet që zakonisht nuk konsumojnë produktet e qumështit vuajnë më pak nga fraktura se ata që konsumojnë këto produkte rregullisht. Pra, nuk ka kuptim të pini sasi të mëdha të qumështit nëse doni të forconi kockat. Mund të merrni kalcium nga sardelet dhe salmoni, fasulet, bajamet dhe fiqtë.

Çokollata shkakton puçrra fytyre?
Shumë njerëz nuk e hanë çokollatën sepse kanë frikë se do t'u ndikojë në lëkurë. Por nuk është e vërtetë. Një studim tregoi se çokollata nuk ishte e dëmshme për lëkurën tonë dhe nuk ndikon fare në të. Dermatologët konfirmuan se rezultatet ishin të sakta. Pra, nëse nuk keni ndonjë kundërindikacion, çokollata nuk do të ndikojë në lëkurën tuaj.

Një vrimë e zezë është në të vërtetë një vrimë?
Disa njerëz mendojnë se vrimat e zeza janë vrima. Në fakt, këto janë vetëm objekte hapësinore ku graviteti tërheq aq shumë saqë edhe drita nuk mund të dalë. Vetëm teleskopët mund të gjejnë një vrimë të zezë dhe të ndihmojnë njerëzit të shohin se si yjet që janë pranë vrimave të zeza veprojnë ndryshe nga yjet e tjerë.

Marsi është i kuq?
Shumë njerëz mendojnë se Marsi është planet i kuq. Në vitet '70 "Viking 1" i NASA-s u bë anija e parë që preku në planet dhe shkrepi disa fotografi. Imazhet fillestare zbuluan se kishte një qiell blu, jo të kuq. NASA ndoshta donte që planeti të dukej më armiqësor. Sot, NASA pranon se disa pjesë të Marsit janë në të vërtetë blu dhe gri.

Everesti është mali më i lartë në botë?
Pa dyshim, shumë njerëz mendojnë se mali Everest është mali më i lartë. Është quajtur kështu sepse ka lartësinë më të lartë mbi nivelin e detit, 8850 metra. Nëse marrim parasysh lartësinë totale të malit - nga baza e tij deri në majë, Everesti nuk është mali më i lartë. Mauna Kea, një vullkan që ndodhet në Havai, ka një lartësi prej 4205 metrash mbi nivelin e detit. Por nga baza e tij nën ujë, deri në majë, ky mal është mbi 10.000 metra i lartë.

Sahara është shkretëtira më e madhe në botë?
Nëse pyesni dikë se cila është shkretëtira më e madhe në botë, ai ndoshta do të të përgjigjet "Saharaja!" Por e keni gabim. Kur mendojmë për një shkretëtirë, zakonisht imagjinojmë një zonë që nuk ka jetë dhe jashtëzakonisht të nxehtë me sasi të pabesueshme rëre. Por një shkretëtirë është një peizazh ku bien shumë pak reshje. Në këtë rast, Antarktida është shkretëtira më e madhe në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë