Jete & Stil

Disa detaje nga dasma e Princ Harry-t dhe Meghan Markle

Sot në mesditë , çiftii njohur Princ Harry dhe Meghan Markle do të zyrtarozojnë lidhjen e tyre.

Por ndërkohë që deri në mesditë na duhet të presim  dhenëdrin dhe nusen drejtë altarit., le të mësojmë disa nga detajet kryesore të kësaj ceremonie e cila ka pushtuar imediat rozë prej ditësh.

Mediat britanike kanë dhënë shumë nga detaje nga ceremonia martesore, e cila do të zhvillohet sot në mesditë. Çifti mbretëror do të kurorëzohet nga kryepeshkopi i Canerbury-it.

Ceremonia do të mbahet në ‘Kështjellën Ëindsor’, ku Princi Harry u pagëzua. Në orën 13:00, çifti mbretëror do udhëtojë me një karrocë në të gjithë kështjellën.

 Pritja do të bëhet në sallën e ‘Shën Gjergjit’, një dhomë 180 metra e gjatë ku realizohen mbrëmje të mëdha shtetërore. 

Për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të Megahn, ai që do të shoqërojë nusen drejtë altarit është Princi Charles.

Familja mbretërore do paguajë të gjitha shpenzimet e dasmës , ku torta e veçantë me lule do bëhet nga pastiçierja më e mirë në Londër, Claire Ptak.

Në darkë, Princi Charles do mbajë një pritje private për familjen dhe miqtë e ngushtë të çiftit. Ceremonia e madhe e dasmës do të transmetohet me pamje direkte nga mediat britanike që janë ftuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë