Ushqim

Disa arsye pse nuk duhet ta ndani limonin nga dieta juaj

Limoni përmban një sasi të madhe të vitaminës C, e cila është shumë e dobishme për trupin tonë. Madje sipas ‘Healthline’ në një limon gjenden 31 mg vitaminë C.

Vitaminë C është shumë e dobishme për lëkurën tuaj, ajo e hidraton lëkurën dhe mban larg rrudhat. Gjithashtu Vitamina C tek limoni është e nevojshme kundër të ftohurës, lodhjes, problemeve me tretjen dhe luhatjeve të humorit.

Disa studime kanë treguar se konsumi jo vetëm i limonit, por edhe i shumë frutave që janë të pasura me vitaminën C çojnë në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës. Veç vitaminës C te limoni gjejmë edhe fibra, të cilat e ndihmojnë shumë shëndetin tonë, e sidomos në zemër.

Ngrënia e rregullt e limonit çdo ditë ul tensionin e gjakut. Por kjo nuk do të thotë se limoni është i vetmi që ju duhen për të mbajtur tensionin në nivele të përshtatshme.

Limonin mund ta shtrydhni në ujë dhe ta pini në mëngjes, mund ta përdorni në sallata ose supa ndërkohë që lëkurën e tij mund ta përdorni në ëmbëlsira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë