Taksa

Diplomacia italiane në luftë me tarifat amerikane për djathin e proshutën

Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio i ka kërkuar homologut amerikan Mike Pompeo “një sforco” për të mos penalizuar produktet made in Italy

Është një nga të paktat herë që Mike Pompeo ka mbajtur shënime. Larg prej kamerave fjalimi i Luigi Di Maio ishte i përzemërt, goditës dhe që ka bërë përshtypje tek gjithë diplomacia italiane: “I dashur Mike, marrëdhëniet tona janë si një martesë, por në një martesë besnikëria është tek të dyja palët, ne jemi besnik ndaj aleancës transatlantike, mbështesim me dëme të mëdha për eksportin tonë sanksionet ndaj Iranit dhe Rusisë, dhe e bëjmë sepse jemi të ndershëm, tanimë kërkojmë ndaj jush një sforco për të mbrojtur disa nga produktet tona strategjike, përpos të tjerave ne nuk bëjmë pjesë tek konsorciumi Airbus e kështu që nuk duhet të përzihemi”.

Nëse ka dhënë efekt apo jo nuk dihet, duke parë që në fund të fundit vendimarrjen do ta ketë ekskluzivisht Donald Trump, por pa dyshim ministri i jashtëm ishte efikas. Ashtu si edhe për pjesën tjetër të konferencës për shtyp, kur tha që vendimi i Organizatës Botërore të Tregtisë “na shqetëson sepse kemi sipërmarrje që jetojnë vetëm me eksport. Po punojmë për të eksportuar produkte dhe të mbajmë këtu prodhimin; në një moment që ekonomia ngadalësohet, ndërmarrjet tona duhet të jenë të sigurta e mes këtyre sigurive është raporti tregtar me SHBA-të, raport thelbësor”. Prej këtej rrjedh siguria në emër të qeverisë: “Do të mbrojmë ndërmarrjet në botë me të gjitha forcat tona, nuk do të bëjmë ulje. Do të bëjmë gjithçka për tia dalë që të mbrojmë markat tona made in Italy, të mbrojmë produktet tona të shkëlqyera në botë për tia dalë të rrisim kapacitetin e eksportit të ndërmarrjeve tona që bëjnë kaq shumë për ekonominë tonë”.

Një mbajtje pozicioni që është ndjekur menjëherë nga kryeministri, Giuseppe Conte: “Italia është e ndërgjegjshme që ka një tension tregtar në nivel global dhe perspektiva e kësaj përballjeje për tarifat doganore mes SHBA-ve dhe BE-së nuk mund të mos konsiderojë përshirjen tonë si pjesë e BE-së, megjithatë, kemi besim se do të jemi në gjendje të marrim vëmendjen nga aleati ynë tradicional për disa nga prodhimet tona strategjike”.
Kurse Matteo Salvini duket se po shijon spektaklin: “Conte dhe Di Maio kanë thënë që janë miq të të gjithëve, të shohim se çfarë do të dinë të bëjnë”.

Puna e vërtetë ka të bëjë me listën e produkteve që do të taksohen. SHBA-të duhet ta ribëjnë nga fillimi sepse në krahasim me kërkesën fillestare të tarifave për 21 miliardë, Organizata Botërore e Tregtisë ka autorizuar vetëm 7,5. Objektivi i Italisë është të përjashtojë zërat që do të godisnin më shumë eksportet tona: nëse makaronat, vaji dhe vera do të kurseheshin nga tarifat amerikane —sipas listës së shpërndarë nga Zyra e përfaqësuesit të tregtisë amerikane — djathrat (mes tyre Parmigiano reggiano, Pecorino roman dhe Provolone) do të goditeshin nga tarifat prej 25 %.

Në qeverinë italiane ndjehet shqetësimi, por edhe idea për të shpallur një fushatë në SHBA në mbështetje të made in Italy e ti kërkohet Brukselit të kompensojë humbjen e prodhuesëve. Është e vërtetë që miliardi i tarifave i vlerësuar do të ishte një pikë krahasuar me 448 miliard të eskporteve italiane. Por kjo do të frenonte ekonominë. Efekti i vlerësuar mbi PBB-në është 0,05%. Duket pak. Por nuk është për një ekonomi të mësuar prej vitesh që të udhëtojë në perin e presjes pas zeros.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë