Jete & Stil

Dimri po vjen…dhe bashkë me të edhe sezoni i çizmeve

Edhe pse rënia e borës nuk është dicka me të cilën jemi mësuar në vendin tonë, asnjëherë nuk duhet te jesh i papërgatitur për të papriturat që sjell dimri. Çizmet e borës janë gjëja më praktike për të blerë këtë sezon. Mos i lër surprizat e dimrit të të kapin në befasi, madje ti duhet të fillosh të zgjedhësh çizmet më të bukura që i përshtaten garderobës tënde.

Nuk ka rëndësi nëse i do për një udhëtim në dëborë, një ngjitje në mal apo diçka tjetër, ka plot lloje që do i mbajnë këmbët tuaja të ngrohta dhe të thata, ndërkohë që i japin akoma më shumë stil veshjes suaj.

Qepja që i reziston ujit dhe thembra prej gome i bëjnë çizmet një opsion të sigurt pa sakrifikuar stilin tonë personal gjatë një daljeje në dëborë.

Më poshtë mund të shihni disa lloje çizmesh të cilat do i përshtaten çdo teke të dimrit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë